PD mbledh sot Grupin Parlamentar. Diskutime për Komisionet Parlamentare dhe Reformën Territoriale

Partia Demokratike do të mbledhë këtë të shtunë Grupin e saj Parlamentar.

News 24 raporton se grupi i PD do të mblidhet në orën 11:00, në selinë blu.

Në mbledhje do të diskutohet mbi vendimin që do të marrin demokratët për pjesëmarrjen në Komisionet Parlamentare. Partia Socialiste ka kërkuar që mbledhjet e komisioneve të zhvillohen online, ndërsa Partia Demokratike është shprehur se mbledhur duhen zhvilluar me prani fizike.

Sipas burimeve nga selia blu, një tjetër temë që pritet të diskutohet në mbledhje dhe të ketë prioritet është edhe Reforma Territoriale.

SHKARKO APP