Home Bota Përfundon tak...

Përfundon takimi mes Biden dhe Putin

6
0

Raundi i parë i bisedimeve mes Joe Biden dhe Vladimir Putin ka  përfunduar.

Në takimin  që zgjati rreth një orë e gjysmë morën pjesë vetëm mes dy udhëheqësit, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, dhe përkthyesi.

Pjesa tjetër e takimit do të përfshijë edhe disa këshilltarë që do ti bashkohen Biden dhe Putin.

Samiti  do të zgjasë rreth katër deri në pesë orë.

Joe Biden në fillim të takimit të tij me Vladimir Putin, i ka cilësuar SHBA-të dhe Rusinë “dy superfuqi”. Në të kaluarën, SHBA është përpjekur të minimizojnë rolin global të Moskës.

Ish-Presidenti Obama e përshkroi Rusinë si një “fuqi rajonale” pasi pushtoi Ukrainën.

Biden ka kërkuar që të dy vendet të kenë një marrëdhënie të qëndrueshme. Gazetarët amerikanë që ishin në gjendje të merrnin pjesë në takim thanë se ata pyetën Biden dhe Putin rreth disa çështjeve kryesore.

Njëri nga gazetarët e pyeti Putin nëse kishte frikë nga lideri i opozitës Alexey Navalny dhe se çfarë do të bënte nëse Ukraina do të hynte në NATO. Ndërsa një tjetër gazetar e pyeti Biden nëse ai i besonte Putin.

Çeshtjët që do të diskutohen në takim do të përfshijnë stabilitetin strategjik, sigurinë kibernetike, ndryshimin e klimës dhe Covid-19. Putin dhe Biden gjithashtu do të diskutojnë për krizat rajonale në Ukrainë, Siri dhe Libi, si dhe programin bërthamor iranian dhe në Afganistan.

Pas takimit, secili nga presidentët do të mbajë një konferencë për shtyp.

INCIDENTI

Takimi i Presidentit Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin filloi me disa minuta zhurmë e  shtyrje midis gazetarëve dhe forcave të sigurisë të SHBA-së dhe Rusisë.

Organizatorët e samitit të së mërkurës në Gjenevë e hapën dhomën e takimit për gazetarët, zakonisht është koha prej disa minutash gjatë së cilës gazetarët marrin pamje dhe shtrojnë pyetje para fillimit të bisedimeve, raporton AP.

Megjithatë, forcat ruse dhe amerikane të sigurisë dhe zyrtarët e të dyja delegacioneve fillimisht i bllokuan gazetarët, të cilët u përpoqën të hynin në dhomën e bisedimeve.

Skena më pas u shndërrua në kaos që zgjati disa minuta. Gazetarët amerikanë thanë se sigurimi dhe gazetarët rusë i kapën ata për krahëve e rrobave në përpjekje për t’i lënë pas. Gazetarët amerikanë u munduan që ta hapnin rrugën për vete dhe një reporter amerikan u rrëzua në dysheme.

Para se të qetësohej skena, disa nga turma bërtitën se ishin duke u shtypur në përleshje. Para kamerave Biden dhe Putin u panë të buzëqeshur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit