Home Aktualitet Policia nis a...

Policia nis arrestimet për shkaktarët e zjarreve në vend

35
0

Prej 16 ditësh, Shqipëria është në luftë me flakët. Zjarret në disa zona janë të qëllimshme, ndaj dhe Policia e Shtetit ka nisur aksionet e arrestimeve. Në Fier policia ka vënë në pranga dy shtetas që dalin se janë autorë të zjarrvënies në pyllin e fshatit Kreshpan.

“Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të grumbulluara, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 49 vjeç dhe Z. M., 41 vjeç, banues në Afrim i Ri, Fier”,-informon Policia e Fierit.

Po ashtu një 49-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit për zjarrvënie. Bëhet fjalë për Artur Beqirin, i cili i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje toke, në lagjen nr.15 të këtij qytetit, ku është djegur rreth 4.000 m² me bimësi të egër kallamishte.

Policia e Durrësit u bën apel të gjithëve banorët që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do të përballen me ligjin, ndërsa fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë.

Njoftimi i plotë

Policia e Fierit e angazhuara maksimalisht për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve. Vihen në pranga 2 shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin i vunë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgoz. Nga hetimet rezulton se këta shtetas janë autorë edhe të zjarrvënies në pyllin e fshatit Kreshpan. Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të grumbulluara, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 49 vjeç dhe Z. M., 41 vjeç, banues në Afrim i Ri, Fier.

Këta shtetas, në datë 06.08.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vënë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgoz, Fier, ku është djegur një sipërfaqe prej 4 hektarë me shkurre e pisha. Gjithashtu, nga hetimet rezulton se këta shtetas janë autorë të dyshuar edhe të zjarrvënies në pyllin e fshatit Kreshpan në datë 28.07.2021. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” e kryer në bashkëpunim.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit