1.15 miliardë euro, Vasili: Lekët e donatorëve për tërmetin të mos shkojnë dëm si ato të Reformës në Drejtësi

Në Konferencën e Donatorëve këtë të hënë të zhvilluar në Bruksel në kuadër të ndihmës për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të 2019.

Në konferencë morën pjesë 100 shtete, ku shuma e grumbulluar nga dhuruesit kanë arritur në 1.15 miliardë euro, ndërkohë që dëmet nga tërmeti janë llogaritur nga qeveria shqiptare në shifrën e 980 milionë eurove, ndërsa rindërtimi kërkon rreth 1.08 miliardë euro.

Nisur nga suksesi i ëksaj konference, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili

“Ka shumë rëndësi që lekët e donatorëve për tërmetin të mos shkojnë dëm si ato të Reformës në Drejtësi, që u tretën si kripa në ujë dhe prodhuan vetëm kapjen mafioze të shtetit nga rilindja”, u shpreh Vasili.

Në konferencë disa nga shtetet që dallojnë për shifrat e dhuruara në kuadër të ndihmës për rindërtim janë Italia me 65 milion euro, Britania 1 milion paund, Gjermania me 11 milionë lekë, Franca 100 milionë euro, SHBA me 5 milionë euro, etj.

SHKARKO APP