1.2 milionë paund për të përkthyer shqiptarët e arrestuar në Angli

Shqiptarët vijojnë që të jenë “problem” për Britaninë e Madhe. Krah shtëpive të barit, shqiptarët që kanë përfunduar pas hekurave në Britani, pasi kanë hyrë në mënyrë ilegale i kanë kushtuar Britanisë 1.2 milionë paund gjatë vitit të kaluar.

Media “The Sun” përmend bandën “Hellbanianz” me bazë në Londrën Lindore që poston video me shuma të mëdha parash dhe makina luksoze.

Banda “Hellbanianz” ka postuar video që tregojnë një mori parash dhe makinash. Ministria e Drejtësisë shpenzoi 21.3 milionë paund për përkthyes vitin e kaluar, nga 16 milionë paund e një viti më parë.

SHKARKO APP