1 Maji, Damian Gjiknuri: Moment reflektimi, duhet bërë akoma më shumë

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka uruar shqiptarët me rastin e 1 Majit, Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Përmes një postimi në facebook, Gjiknuri thekson se 1 Maji duhet të shërbejë si moment reflektimi se duhet bërë akoma më shumë për garantimin e të drejtave.

“1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, duhet të shërbejë si moment reflektimi se duhet bërë akoma më shumë për ta përmes implementimit të politikave sociale, garantimit të të drejtave, shanseve të barabarta e në të njëjtën kohë si mesazh falenderimi ndaj njerëzve të punës”, thekson Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?