1 Maji, Meta: Punëtorët me nivelin më të ulët të pagës në Europë. Vendi po shpopullohet nga varfëria

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar gjendjen e punëtorëve në Shqipëri si dramatike dhe të përkeqësuar nga politikat e qeverisë aktuale.

Ai akuzon qeverinë se ka braktisur punëtorët, duke i lënë në një marrëdhënie shfrytëzimi, pa kontrata të rregullta, pa sigurime shëndetësore apo kontribute pensioni.

‘Janë mbyllur qindra mijëra vende pune, është dëmtuar rëndë biznesi i ndershëm, turizmi, bujqësia dhe blegtoria dhe është goditur rëndë mirëqenia e familjeve të thjeshta punëtore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me Programin e Shqipërisë Madhështore, ne i japim fund dramës së shpopullimit, por edhe shpërblejmë në mënyrë dinjitoze punën dhe njerëzit e punës, mbështesim me forcë meritokracinë”,-shkruhet në postimin e Metës, edhe pse kreu i PL-së është në burg që prej muajit tetor 2024.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë

Sot, më 1 Maj, të gjithë ne nuk mund të harrojmë kurrë se me punën, mundin dhe energjinë e tyre, punëtorët kanë një kontribut thelbësor për zhvillimin, mirëqenien dhe përparimin e vendit, si dhe për përballimin e situatave më të vështira ekonomike, me të cilat Shqipëria është përballur ndër vite. Por, mjerisht, edhe ky 1 Maj i gjen punëtorët në Shqipëri me nivelin më të ulët të pagës në Ballkan dhe në Europë.

Mjerisht edhe fuqia punëtore më e kualifikuar largohet masivisht, për shkak të kushteve të këqija të punës, mungesës së vlerësimit të meritokracisë dhe mungesës së shpresës. Puna e keqpaguar, me orë të gjata, pa kontrata të rregullta dhe kontribute pensioni, pa sigurim shëndetësor dhe të drejta për pushim me pagesë, e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi. Kjo është një situatë kritike, për të cilën Narkoqeveria nuk bën asgjë, sepse i urren dhe i përbuz punëtorët.

Destrukturimi i ekonomisë dhe përqëndrimi i saj tek kullat dhe ndërtimi, që mundësojnë pastrimin masiv të parave të narkotrafikut dhe krimit, si dhe favorizimi i hapur nga Narkoqeveria i oligarkisë zhvatëse, ka thelluar në ekstrem papunësinë, shpopullimin e vendit, mjerimin dhe përjashtimin social. Janë mbyllur qindra mijëra vende pune, është dëmtuar rëndë biznesi i ndershëm, turizmi, bujqësia dhe blegtoria dhe është goditur rëndë mirëqenia e familjeve të thjeshta punëtore.

Me Programin e Shqipërisë Madhështore, ne i japim fund dramës së shpopullimit, por edhe shpërblejmë në mënyrë dinjitoze punën dhe njerëzit e punës, mbështesim me forcë meritokracinë, mbështesim dhe subvencionojmë në mënyrë të jashtëzakonshme prodhimin vendas, garantojmë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe një Shqipëri si fuqi eksportuese. Në Shqipërinë Madhështore, 1 Maji do të jetë realisht një ditë feste dhe jo më një ditë trishtimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?