1 muaj nga regjistrimi në KQZ, PD asnjë shenjë për bashkim
Edhe 1 muaj e ndajnë PD-në nga afati për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ, por që grupet në selinë blu vijojnë të ndara fushatën elektorale.
PD-ja e Rithemeluar nuk pa vulë e logo, por kandidatët e Berishës kanë nisur takimet, kurse Enkelejd Alibeaj u ka nxjerrë përballë kandidatë në 11 bashki.
Pengesë për regjistrimin e PD-së zyrtare bëhen nenet 64 dhe 72 që diktojnë firmën e kryetarit të Partisë për të regjistruar kandidatët e PD, nëse situata juridike e selisë blu, mbetet e pandryshuar.