1-Qershori/ Meta: Çdo fëmijë në Shqipëri meriton mundësinë e barabartë për t’u rritur denjësisht
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim të veçantë me fëmijë në kuadër të Festës së 1 Qershorit.
Teksa publikon pamje nga festa, Presidenti Meta shprehet përmes rrjeteve sociale se çdo fëmijë në Shqipëri meriton mundësinë e barabartë për t’u rritur denjësisht, për t’u arsimuar dhe për të realizuar ëndrrat shumëngjyrëshe në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.
Mesazhi i Presidentit
Me shumë gëzim ju bashkova sot festës së fëmijëve për të ndarë me ta urimin e ngrohtë të çdo prindi: Gëzuar 1 Qershorin!
Çdo fëmijë në Shqipëri meriton mundësinë e barabartë për t’u rritur denjësisht, për t’u arsimuar dhe për të realizuar ëndrrat shumëngjyrëshe në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.
Të ecim dorë për dore me ta dhe t’i mbështetim në dëshirat e tyre, duke i dëgjuar dhe i ndihmuar të zhvillojnë cilësisht aftësitë, për të ndërtuar të ardhmen e ndritur, që meritojnë, në Atdheun e tyre.
“Falu gjithë mirësitë
Të rrojnë me nder në jetë
Të mësojnë dituritë
Të bëhen të vërtetë
Të nderojnë Mëmëdhenë
Vlerat t’ja lartësojnë
Mbi gjithë botën ta ngrenë
Si lule ta zbukurojnë!” – Naim Frashëri 🌸💐🇦🇱