1 viktimë në 24 orë/ Vlora, qarku i parë ku nuk ka raste aktive nga Covid-19

Pas ditëve pa viktima, në 24 orët e fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë, është shënuar një humbje jete nga Covid-19 dhe që nga fillimi i pandemisë, janë 2454 viktima. ”Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19 një qytetar 73-vjeç nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes”.

Po në 24 orët e fundit janë kryer 3,375 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë. ”Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 2 raste në Tiranë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Lezhë, Has”.

Vlora është qarku i parë në vend ku nuk ka raste aktive me Covid-19. Aktualisht janë 136 raste aktive në vend. Prej tyre, po marrin trajtim spitalor 19 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,879 që nga fillimi i epidemisë.

”Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”.

Statistika (15 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 19
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,375
Testime totale 762,976
Raste pozitive 132,469
Raste të shëruara 129,879
Raste aktive 136
Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43
Tiranë 37
Berat 17
Durrës 11
Lezhë 7
Elbasan 6
Gjirokastër 6
Korçë 3
Dibër 3
Fier 2
Kukës 1

SHKARKO APP