Florida Kërpaçi: Njerëzit kërkonin ndryshimin, Basha nuk kishte besueshmëri
Para një viti, PS fitoi mandatin e tretë qeverisë. Ish-deputetja e LSI-së Florida Kërpaçi thotë se PD-ja humbi sepse Lulzim Basha nuk kishte më besueshmërinë tek njerëzit të cilët kërkonin ndryshimin.
”Nuk kam dëgjuar asnjë media të shkruajë për kryeministrin më të korruptuar të Evropës, Edi Ramën. Në 2021 njerëzit e kërkonin ndryshimin, Basha nuk kishte besueshmëri tek njerëzit.
Shumë kauza që u nisën u shitën rrugës. Edhe përse u bë një dakordësi me 5 qershor patëm një ndryshim të njëanshëm të ligjit zgjedhur që ishte garantimi i votës së lirë dhe të ndershme.
LSI- ja mori katër mandate, kemi një sistem jo të barabartë që nuk siguron votën e lirë dhe të ndershme dhe në lidhje me këtë gjë nuk reagoi askush, as ndërkombëtaret”.
KOHA JONË SONDAZH

