1-vjetori i rënies së ushtarakëve Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj, Presidenti: I përjetshëm kujtimi i tyre!

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot, në një vjetorin e rënies në krye të detyrës, Majorin Klodian Tanushi dhe Dëshmores së Atdheut, Zarife Hasanaj. Dy ushtarakët humbën jetën gjatë misionit të NATO-s në Letoni.

“Në një vjetorin e rënies në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni, nderojmë sot me respekt dhe mirënjohje të thellë kujtimin, sakrificën sublime, kontributet e çmuara, patriotizmin, trimërinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë të Dëshmorit të Atdheut, Major Klodian Tanushi dhe Dëshmores së Atdheut, Zarife Hasanaj. Rënia e tyre në krye të detyrës, është dëshmi e lavdishme e përkushtimit dhe sakrificës të Forcave tona të Armatosura në çdo angazhim dhe mision të NATO-s, në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së tyre. I përjetshëm kujtimi i tyre!”,- shkruan Presidenti Meta në një mesazh në Facebook.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?