“10 euro testi i shpejtë”, Shehaj i kthehet qeverisë: Mos u fryfshi! Po akoma s’u ngopët?
Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj shpërthen në akuza të forta ndaj qeverisë “Rama” lidhur me kostot e testimeve të shpejta për koronavirusin.
“Prej marsit po luftojmë përditë me Covid-19!
Po luftojmë të vetëm, se shteti as do t’ia dijë për ne.
Kemi duruar gjithçka, tendera sekret, shuma marramendëse.
Çdo familje shqiptare po varfërohet përditë, duke i shtuar dhe faturën e mjekimit.
U tallën me VKM e rimbursimit.
Poor të blesh 10 euro një rapid-test kjo është me u thënë: “Mos u fryfshi”.
Hyni në google dhe do shihni që çmimi varion nga 5-7 euro.
Po akoma s’u ngopët?
Në vend të blini sa më shumë teste që të parandalohet infektimi, ju doni vetëm të mbushni xhepat.
Sigurisht, me arrogancën që keni sot as do merrni mundimin të jepni sqarime. Por mos harroni vjen gjithmonë dita, sidomos kur prekni jetën dhe shëndetin e këtij populli që e dërrmuat”, shprehet Shehaj.