10 vite burg për drogë dhe ke hotel? Lleshaj: I vihet shiriti dhe shkon në gjykatë

Lufta kundër krimit të organizuar dhe siguria rrugore, sipas ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj janë prioritet e Policisë së Shtetit për 2020. Nga ana tjetër, Lleshaj bëri me dije se kush ka bërë 10 vite burg për trafik droge dhe ka ndërtuar hotel, do t’i vendoset shiriti dhe pronari do të shkojë në Gjykatë.

”Krimi i organizuar është prioriteti numër 1. Personat që janë dënuar për veprimtari në fushën e krimit rë organizuar, të krimeve të rënda, të korrupsionit etj., pra janë disa nene të Kodit Penal, që në qoftë se janë dënuar për këto vepra, brenda apo jashtë shtetit, që janë hetuar apo janë proceduar për këto vepra, nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit, Policia ka detyrën t’i shkojë dhe t’i trokasë në derë, t’i thotë: Ti ke bërë 10 vjet (burg) për trafik droge? Po. Ke dhe këtë hotelin këtu. Tani hoteli sekuestrohet, i vihet shiriti dhe ti shkon në gjykatë dhe provoje që është i yti”, ka deklaruar Lleshaj.

SHKARKO APP