10 vite nga liberalizimi i vizave/ Basha: Kishim 150 kushte, i plotësuam në më pak se 2 vite

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e nisi konferencën me gazetarët, duke risjellë në vëmendje liberalizimin, kur sot bëhen 10 vite nga ky moment historik. Sipas tij, qeverisë ”Berisha”, iu deshën vetëm 2 vite për të plotësuar 150 kushte.

”Sot 10 vite më parë arritëm stacionin e lëvizjes së lirë, dinjitetit të shqiptarëve. 10 vite më parë realizuam një ëndërr. 10 vite më parë humica dërrmuese e shqiptarëve ishin lodhur dhe nuk besonin se ajo ditë do të vinte. Një mur Berlini ndante shqiptarët nga Europa. Ne ia dolëm ta bëjmë realitet lëvizjen e lirë në BE për studentët, familjarët, sipërmarrësit. Më 15 dhjetor 2010 kurorëzuam përmbushjen e 150 kushteve të vendosura për heqjen e vizave. Kjo histori suksesi na tregon se çfarë mund të arrijmë ne si vend me lidershipin e duhur. 150 kushte u përmbushën në 2 vite. Pajisëm shqiptarët me pasaporta biometrike. Luftuam krimin dhe mposhtëm rrjetet e trafikut. Një qeveri që punon për njerëzit, mund t’ia dalë edhe sot. Jo një qeveri që punon për vete, për oligarkët. Krenar që kam provuar se asgjë s’na ndal për të arritur qëllimet. Kini besim, kemi bërë gjëra të mëdha bashkë. Frytet e atyre arritjeve, i vjelin ende shqiptarët. Besoni tek vendi ynë me potencial të madh. Sot prapë premtime boshe nga Rama”,-tha Basha.

Nga ana tjetër, kreu i PD-së akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se nuk ka asnjë ndihmë për qytetarët, por vetëm për oligarkët. Për të, financat në krizë sepse ka rënë konsumi, dhe varfëria dhe papunësia janë këmbëkryq.

”Për 7 vite premtoi të rimëkëmbë ekonominë. 7 vite s’ka bërë asgjë për njerëzit. 7 vite shkatërrim të pronës publike, pronës private, punësimit. Kriza filloi para pandemisë, tani vetë doli në dritë. Vendi në krizë si pasojë e korrupsionit, rritjes së taksave. Rama asnjë ndihmë për qytetarët. Rama një buxhet tjetër për oligarkinë. Nuk do të ketë shans të zbatojë buxhetin, do ta largojmë. Planet tona do ta kishin shpëtuar ekonominë. 100 mijë qytetarë s’do humbin punën. Të na kishte dëgjuar, do të kishte testuar më shumë. Duhej rimbursuar trajtimi i pacientëve me Covid-19. Financat në krizë sepse ka rënë konsumi pikjadë. Varfëria dhe papunësia këmbëkryq. 3 ditë në rrugët e Nju Jorkut, nuk gjeti 1 minutë kohë të ngushëllojë familjen Rasha”,-tha më tej kreu i PD-së.

SHKARKO APP