10 vite si kryeministër, edhe sa gjatë do të qëndroni? Rama përgjigjet për BBC Radio

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare tre ditore në Angli. Gjatë intervistës në studion e programit “Today” të BBC Radio 4, Rama i pyetur nëse do vijojë në drejtimin e vendit edhe pas 10 vitesh, tha se ”gjithçka ka të bëjë me zjarrin brenda dhe për sa kohë e ndiej këtë zjarr brenda, nuk do të ndalem”.

Këtë shtator shënoni 10 vjet si drejtuesi i vendit tuaj, sa gjatë keni në plan të vazhdoni dhe cilat janë përparësitë e detyrës suaj?

Rama: Siç ju thashë, kam qenë shumë i frymëzuar nga laburizmi i ri. E kemi parë të funksionojë shumë mirë. Sa më shumë ndërlikohet bota, aq më shumë mendoj se përgjigjet e laburizmit të ri janë të duhurat dhe po e shohim këtë. Nga ana tjetër, gjithçka ka të bëjë me zjarrin brenda dhe për sa kohë e ndiej këtë zjarr brenda, nuk do të ndalem.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?