“100 dështimet e Edi Ramës”, Basha: Qeveria ka dështuar në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimeve financiare
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të reagimeve të tij në lidhje me dështimet siç i quan ai të qeverisë Rama thekson se Shqipëria ndodhet 50 ditë larg zgjedhjeve të 25 prillit .
Basha shtron pyetjen se a ka përparuar qeveria shqiptare në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimeve financiare.
Ndërkohë që thekson se përgjigja për këtë është dhënë nga departamenti Amerikan i Shtetit, i cili, sipas Bashës, ka thënë se kjo ndodh për shkak të korrupsionit, institucioneve të dobëta, krimit të organizuar dhe parave e trafikut të drogës që hyjnë në Shqipëri.