“100 dështimet e Ramës”, Basha: Qeveria përdori pandeminë për të abuzuar me të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se qeveria Rama përdori pandeminë për të abuzuar për të drejtat e njeriut dhe lirinë e medias.

Basha thekson se Rama ka dështuar që të ofrojë liri dhe të drejta të njeriut në vendin tonë dhe këtë e dëshmojnë raporte të agjencive ndërkombëtare.

“Edhe 16 ditë kanë ngelur deri më datë 25 prill, kur edhe do mbahen zgjedhjet. A janë respektuar të drejtat e njeriut dhe liria e shtypit në Shqipëri, përgjatë vitit 2020?

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgjigja është JO. Sipas Amnisty International, qeveria shqiptare përdori situatën me pandeminë që të abuzojë qoftë me forcë për të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit”, shkruan Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?