“100 dështimet e Ramës”, Basha: Shqiptarët të penalizuar nga korrupsioni, paguajnë trefish më shumë se vendet e rajonit

Kur na ndajnë vetëm 18 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kryedemokrati Lulzim Basha, ka renditur sipas tij, një tjetër dështim të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në “InstaStory”, Basha shtron pyetjen se në cilin nga vendet e rajonit, qytetarët janë penalizuar nga korrupsioni.

Përgjigja sipas tij është Shqipëria, pasi shqiptarët paguan tarifa për shërbime publike tre herë më shumë në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Swiss Digital Mobile Reklama

18 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Në cilin vend të rajonit qytetarët janë më të penalizuar nga korrupsioni? Përgjigja Shqipëria. Shqiptarët paguan tarifa korrupsioni për shërbimet publike tre herë më shumë se në rajon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?