“100 dështimet e Ramës”, Basha shtron pyetjen: A është e ndershme taksa progresive?

Kur na ndajnë 47 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka renditur sipas tij dështimin e radhës të kryeministrit Edi Rama.

Kryedemokrati thotë përmes një video në “Instastory” se Rama e ka cilësuar si të ndershme taksën progresive, ndërsa ngre pyetjen se “a është me të vërtetë kështu”. Përgjigja sipas tij është jo.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

47 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Edi Rama e ka cilësuar taksën progresive “taksim të ndershëm”. A është me të vërtetë kështu? Përgjigja Jo.

SHKARKO APP