”100 dështimet e Ramës në 8 vite”, Basha: 60% e të varfërve s’kanë ushqim të mjaftueshëm dhe cilësor

Në rubrikën e përditshme në faqen zyrtare të Instagramit, ”100 dështimet e Ramës në 8 vite”, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka treguar se qeveria ”Rama” ka dështuar sigurinë ushqimore për shtresat në nevojë. Teksa i referohet një raporti të Bankës Botërore, thotë se 60% e të varfërve në Shqipëri nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe cilësor.

Sipas Bankës Botërore, popullsia e varfër në Shqipëri, që përfshihet në 20% më të ulët të të ardhurave, është shumë e ekspozuar ndaj pasigurisë ushqimore.

60% e popullsisë së varfër në vend janë të ekspozuar nga mungesa e ushqimit dhe cilësia jo e mirë e tij. Në të kundërt të pasurit kanë një ekspozim më të ulët, pasi pak më pak se 10% e tyre janë të ekspozuar ndaj këtij fenomeni.

SHKARKO APP