”100 dështimet e Ramës në 8 vite”, Basha: 90 milionë euro dëm nga gabimet për koncesionet në Shëndetësi
Politikë E Diel, 4 Prill 2021 12:57
Në rubrikën e përditshme në faqen zyrtare të Instagramit, ”100 dështimet e Ramës në 8 vite”, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka treguar se qeveria me gabimet që ka bërë në llogaritjet e koncesioneve në Shëndetësi, i ka lënë shqiptarëve një shumë prej 90 milion euro më shumë. ”PPP-të po thithin fondet për Shëndetësinë, duke lënë spitalet pa investime dhe mjekët pa rritje pagash”,-shkruan Basha ndër të tjera.