”100 dështimet e Ramës në 8 vite”/Basha: Dy të tretat e ministrave, nuk e justifikojnë pasurinë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka postuar një video që sipas tij nxjerr një tjetër dështim të kryeministrit Edi Rama, teksa na ndajnë dy ditë nga zgjedhjet. Në Instagram, Basha shprehet se dy të tretat e ministrave të kabinetit “Rama” nuk e justifikojnë pasurinë.

“Në 2013 Rama premtoi “përmirësim dhe rritje e efikasitetit të sistemit të kontrollit dhe verifikimit për deklarimin e pasurisë dhe parandalimin e konfliktit të interesave në lidhje me ministrat, deputetët, gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët e lartë të shtetit. A e mbajti këtë zotim?

Përgjigja: Jo! 2/3 e ministrave të kabinetit “Rama” nuk e justifikojnë pasurinë”, nënvizon Basha, teksa ka postur lajmin e “Reporter”, botuar më 10 janar 2021 me titullin: “Testi i pasurisë, ngel 2/3 e ministrave të kabinetit “Rama”.

SHKARKO APP