“100 dështimet e Ramës në 8 vite”, Basha: Konsumi i shqiptarëve në nivelin më të ulët në Europë

Në rubrikën e përditshme në faqen zyrtare të Instagramit, ”100 dështimet e Ramës në 8 vite”, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka treguar se qeveria ”Rama” ka dështuar në rritjen e konsumit të familjeve shqiptarëve.

Teksa ka parashtruar një pyetësor në Instastory me pyetjen se: Sa konsumojnë shqiptarët në raport me mesataren e Bashkimit Europian? Duke i’u referuar raportit të Eurostat, Basha thotë se shqiptarët konsumojnë sa 39% e mesatares së BE dhe është niveli më i ulët në Europë.

SHKARKO APP