“100 dështimet e Ramës në 8 vite”, Basha: Pabarazia dhe varfëria janë rritur në 5 vitet e fundit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale, një nga 100 premtimet e pambajtura, sipas tij, të Edi Ramës në 8 vite qeverisje.

Ndërsa na ndajnë 35 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit kryedemokrati ngre në rrjetet sociale pyetjen: “A është ulur pabarazia dhe varfëria në Shqipëri?”

Përgjigjia e tij është “jo”, ndërsa citon Forumin Ekonomik Botëror, që thotë se: “Pabarazia dhe varfëria në Shqipëri janë rritur në 5 vitet e fundit”.

SHKARKO APP