”100 dështimet e Ramës në 8 vite”, Basha: Po shkatërron trashëgiminë kulturore

Në rubrikën e përditshme në faqen zyrtare të Instagramit, ”100 dështimet e Ramës në 8 vite”, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka treguar se qeveria ”Rama” po shkatërron trashëgiminë kulturore.

Sipas kreut të selisë blu, premtimi i Ramës për të mbrojtur trashëgiminë kulturore si faktor thelbësor i Integrimit në BE është shkelur. Komentin e tij Basha e ka dhënë edhe duke e ilustruar me foto të shkatërrimit të Teatrit Kombëtar dhe së fundmi me prishjen e maternitetin ”Mbretëresha Geraldinë”.

SHKARKO APP