“100 dështimet e Ramës në 8 vite”/ Basha: Premtoi politika të përgjegjshme fiskale, nuk e mbajti
Teksa ka nisur numërimi mbrapsht për ditën e zgjedhjeve, 25 prillin, kryedemokrati Lulzim Basha sjellë një tjetër dështim sipas tij të kryeministrit Edi Rama.
Basha thotë se Rama premtoi se do qeveriste përmes politikash të përgjegjshme fiskale. “A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigjja Jo!”, thuhet në videon e nxjerrë nga kreu i PD.
Teksa publikon një shkrim të Monitor, ku thuhet se shteti i ka gati 600 mln euro borxh bizneseve, të larguarve nga puna, për vendimet e gjykatave, arbitrazhet, Basha deklaron se detyrimet e prapambetura janë dëm në stabilitetin fiskal të vendit.