100 Minuta, Erion Veliaj: Tek diga jo më ndërtime, por park që do mbahet mend
Kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës vjen në një intervistë tjetër për gazetarin Blendi Salaj. Tregon për vendimet e rëndësishme që do të ndërmarrë dhe që ndoshta ‘do prishin disa orekse” në kryeqytet nëse fiton zgjedhjet e 21 qershorit.
“Po luftojmë për çdo votë. Pavarësisht se ç thonë sondazhet, besojmë se fitorja do jetë më e thellë. Një fitore e thellë na lejon të marrim vendime të rëndësishme e jo të bëjmë kompromise të vogla. Prandaj po luftojmë për fitore të thellë të kandidatit dhe koalicionit për një shumicë në këshillin bashkiak me qëllim që të marrim vendime të guximshme të cilat nuk kanë qenë të mundur. Do marrim vendime për të anuluar planin ekzistues për lejet e ndërtimit që ka dhënë bashkia aktuale” tha Veliaj.
Lidhur me kompleksin tek diga Veliaj tha “Pezulluam këtë leje dhe sdo të japim të tjera leje tek diga e cila do jetë një park spektakolar që do të mbahet mend”
Duke iu referuar drejtimit 4 vjeçar të Tiranës nga kryetari aktual i opozitës, Veliaj tha: Kur kapiteni është tërë kohën në Hollandë dhe kur një ekip nuk ka kapiten humbet fryma e bashkëpunimit”
Një tjetër mision është promovimi i një jetese të shëndetshme.