100 për qind e pacientëve me koronavirus kanë prodhuar antitrupa. Kështu shkruan gazeta italiane “La Republica”

Lajmi që prisnim mbërriti. 100 përqind e pacientëve me koronavirus kanë prodhuar antitrupa. Kështu shkruan gazeta italiane, Repubblica.

Studimi kinez është publikuar nga revista prestigjioze Nature Medicine.

Ky është një lajm i mirë, shkruan gazeta, pasi e bën të besueshme diagnozën serologjike. Në këtë mënyrë, ato që njihen si pasaportat e imunitetit do jenë të rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se para pak ditësh, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk ka të dhëna të besueshme se njerëzit krijojnë imunitet pasi infektohen nga koronavirusi i ri. Studimi i ri tregon se 100 përqind e pacientëve kishin antitrupa kundër koronavirusit 19 ditë pasi kishin shfaqur simptomat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo megadozë optimizmi vjen në kohën kur shumë vende duan të hapin ekonominë bazuar te ‘licencat e imunitetit’.

Por sa zgjat imuniteti i krijuar nga koronavirusi i ri? Ende nuk dihet me saktësi, por eksperienca me viruse të ngjashme tregon se bëhet fjalë për 12 deri në 14 muaj.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?