100 të rinj e të reja të Elbasanit i bashkohen PS-së/ Gjiknuri: Idetë e tyre, kurdoherë pjesë e agjendës sonë
100 të rinj e të reja të Elbasanit i janë bashkuar Partisë Socialiste. Në një takim me të rinj dhe të reja të këtij qyteti ku ishte e pranishme dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe kryetari i Bashkisë Gledjan Llatja, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri i garantoi ata se kanë bërë zgjedhjen e duhur.
Ai tha se idetë e të rinjve kanë qenë kurdoherë pjesë e agjendës së PS që është treguar përmes përfaqësimit të tyre në strukturat e Partisë, në Këshillat Bashkiakë dhe Parlament.
“Ne duam të jetojmë, ushqehemi, por mendojmë dhe politikisht se nuk jemi indiferentë për gjërat që na rrethojnë, për atë që sheh, për atë që ndodh, politikat që bëhen. Dhe njeriu i thotë vetes:-Po mir unë çfarë jam këtu, vetëm votues?
Pikërisht këtu fillon dilema e parë dhe akti i parë. Dua të bëhem dhe unë pjesë që të ndryshoj rregullat. Sa më shumë të rinj ta popullojnë PS, aq më shumë presion pozitiv do të ketë dhe për gjerat që shikoni te ne dhe do të doni që të ndryshojnë.
Të rinjtë kanë energji dhe idealizëm. Suksesi do të vijë nga ajo që quhet inteligjencë sociale. Sa më i aftë të jeni duke komunikuar me njerëzit, sa më praktik në jetën e përditshme, aq më shumë do të keni sukses”, theksoi Gjiknuri.