“100 vjet marrëdhënie Britani-Shqipëri”, Presidenti Meta takon ish-deputetin Grogan
Në kuadër të 100 viteve marrëdhënie Britani-Shqipëri, Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim ish-deputetin britanik, John Timothy Grogan. Meta thotë se e ka falënderuar zotin Grogan për mbështetjen që i jep komunitetit shqiptar në Britani.
Postimi i plotë
I lumtur të prisja sot një mik të shkëlqyer të vendit tonë, ish-deputetin britanik, John Timothy Grogan, i cili viziton Tiranën në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. E falënderova për përkrahjen e madhe që i jep komunitetit tonë atje, si dhe për mbështetjen e pakursyer të dhënë në vijëmësi ndaj Shqipërisë nga Britania e Madhe.