100-vjetori i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, reagon Presidenti Bajram Begaj
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka uruar 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.
Në një postim në Twitter, Presidenti Begaj shkruan se gjatë këtyre viteve ka pasur një partneritet të ngushtë dhe miqësor mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
“28 korrik 1922- 28 korrik 2022/ 100 vite marrëdhënie diplomatike mes 🇦🇱&🇺🇸. 100 vite bashkëpunim miqësor & partneritet i ngushtë mes dy aleatëve në #NATO dhe anëtarëve të Këshillit të Sigurisë.
Mirëpresim për të punuar ngushtësisht në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë, mbështetur në Partneritetin Strategjik”, përfundon mesazhin e tij Presidenti Begaj.