101 vota pro, shtyhet afati i Komisionit për Reformën Territoriale. PD do shtim bashkim, PS zbut qëndrimin
Me 101 vota, deputetët kanë votuar në seancën e kësaj të ennjte në Kuvend, pro për të shtyrë afatin e Komisionit të Reformës Territoriale.
PD dhe PS, deri në këtë pikë të diskutimeve kanë dalë me qëndrime të ndryshme sa i përket hartës së re territorial. PD kërkon shtim të numrit të Bashkive me 95, por PS-ja thotë se i qëndron ndarjes aktuale.
Por sot me shtyrjen e afateve, mazhoranca ka lënë hapësira për të negociuar duke lënë të hapur mundësinë e plotësimit të një nga kërkesave të opozitës. Nuk ka ende një vendimmarrje nga socialistët, por nuk “ia kanë prerë shkurt” opozitës duke bërë që të rishohin qëndrimet e tyre.