105 vjetori i Mbretëreshës Geraldinë, Presidenti Meta me fjalët e Kadaresë: Atdheu i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përkujtuar 105 vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Geraldinë. Kreu i shtetit kujton një pasazh të shkrimtarit Ismalil Kadare, që i ishte dërguar mbretëreshës.
“Ndonëse ky vend ju ka sjellë shumë më tepër brenga sesa gëzime…ju na jepni një mesazh të gjithëve, mesazhin fisnik se: Atdheu mund të jetë i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë”, shkruante Ismail Kadare në letrën e dërguar me 12 mars të vitit 2002.
Mbretëresha Geraldinë njihet për finesën dhe vyrtytet e saj të mira, për dashurinë për atdheun dhe përkushtimin ndaj familjes së bashkëshortit të saj, Mbretit Zog.
Postimi i plotë nga Presidenti Meta
“Ndonëse ky vend ju ka sjellë shumë më tepër brenga sesa gëzime…ju na jepni një mesazh të gjithëve, mesazhin fisnik se: Atdheu mund të jetë i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë”.
Zgjodha këtë pasazh nga letra e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, dërguar Mbretëreshës Geraldinë në 12 mars 2002, për të përkujtuar sot 105-vjetorin e lindjes së saj.
Është një nga përkufizimet më të arrira për të gjithë trashëgiminë e vyer që na la “Trëndafili ynë i bardhë”.
Një jetë dedikuar Shqipërisë, begatisë, përparimit dhe europianizimit të plotë të saj, shembull i dashurisë e besnikërisë së përjetshme për Atdheun edhe kur ai i ktheu shpinën, vepra e Mbretëreshës Geraldinë vazhdon ende të frymëzojë e të na bëjë krenarë të gjithëve.
KOHA JONË SONDAZH

