Kastriot Islami: Rama, mburraveci bylmez…

Placeholder Image

Kastriot Islami-

Duket e “cuditshme” në pamje të parë: Vëndet më të zhvilluara të botës, SHBA, Brtitani e Madhë, Francë, Gjermania, Itali, Spanjë, e tjerë rezultojnë me vdekshmëri nga COVID-19 disa herë më të lartë sesa disa vënde të tjera që janë shumë më pak të zhvilluara se to, të tilla si Guinea, Omani, Gana… e madje edhe Shqipëria…Këtë fakt e ka shfrytëzuar në mënyrë diabolike e të turpshme Edi Rama për tu mburrur para shqiptarëve, duke deklaruar tinëzisht, me pompozitet e plot xheste e zhurmë, se ‘Shqipëria për meritë të menaxhimit të tij ka numrin më të ulët të vdekjeve në të gjithë kontinentin europian..”??!! Kjo mburrje nga injoranca është diabolike dhe shprehje e degradimit dhe budallallëkut ekstrem… ndërkohë që merita e tij në këtë rast është zero…!

***
Në vëndet e paraqitura në grafikun bashkëngjitur rezulton nga të dhënat zyrtare të OBSH se numri i vdekjeve për 100 të infektuar apo CFR (Case Mortality Rate) nuk është më i lartë se 1. Thënë ndryshe në të gjithë këto vvënde, numri i vdekjeve lëviz në diapazonin nga 7 vdekje për 10 mijë të infektuar në Katar në maksimumi në 10 vdekje për 1 mijë të infektuar në Gjeorgji e Sri Lanka. Një nga rastet më “pikante” është ai i Katarit kur ka pasur 13409 të infektuar dhe vetëm 10 vdekje kurse në Singapor ka pasur rreth 17 mijë të infektuar dhe vetëm 15 vdekje…Krahasojeni me mburrjet e Ramës që për 773 të infektuar ka 31 të vdekur?! Madje në të gjithë këto 17 vënde të marra së bashku, deri në datën 1 maj 2020, janë rregjistruar deri në datën 72706 të infektuar dhe vetëm 305 të vdekur, ose thënë ndryshe rreth 4 të vdekur për 1000 të infektuar apo 0,42 të vdekur për 100 të infektuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

***
Një shëmbull tjetër që krijon “cudi” është se shifra e të infektuarëve në Kinë prej 82862 është pothuajse e njëjtë me shifrën e të infektuarëve prej 72796 në të gjithë 17 këto vënde së bashku. Ndërkohë që numri i të vdekurve në Kinë është 4633 kurse në të gjithë këto vënde së bashku janë shënuar vetëm 305 të vdekur.. Ose po të bëhet krahasim i shifrave të CFR del se është shifra e vdekjeve për 100 të infektuar në këto 17 vënde është 13 herë më e ulët se në Kinë… Po kështu nga krahasimi i shifrave del se në të gjitjë këto 17 vënde, shifra e vdekjeve për 100 të infektuar është 32 herë më e ulët sesa në Itali, 37 herë më e ulët sesa në Britaninë e Madhe, 35 herë më e ulët sesa në Franca, 14 herë më të ulët sesa SHBA dhe 10 herë më të ulët sesa Gjermania…??!!

Swiss Digital Mobile Reklama

***
Shqipëria (duke pranuar se shifrat e vdekjeve dhe të të infektuarëve s’janë të manipuluara) e ka shifrën e vdekjeve për 100 të infektuar, në datën 1 maj 2020, rreth 10 herë më të lartë sesa në të gjithë këto 17 vënde të marra së bashku… Për të hequr cdo mundësi mburrjeje të Edi Ramës me vdekjet duhet patur parasysh se Katari e e ka vdekshmërinë 54 herë më të ulët sesa Shqipëria, kurse Singapori 43 herë më të ulët sesa Shqipëria. Madje edhe Guinea e ka 8,5 herë më të ulët sesa shifra e Edi Ramës…Përse “lideri global” nuk karahasohet me këto vënde?!!Dicka tjetër. Nëse do ti referoheshim shifrave të të infektuarëve dhe vdekjeve të këtyre vëndeve, atëhere Shqipëria do të duhet kishte një numër shumë më të ulët vdekjesh. Për shëmbull nëse Shqipëria do të karahasohej me Katarin për 773 të infektuarit e zbuluar në Shqipëri do të duhet të kishte vetëm 1 të vdekur në datën 30 prill 2020. Krahasuar me Ganën do të duhet të kishte vetëm 5 vdekje. Me Palestinën vetëm 4 vdekje; me Omanin vetëm 3-4 të vdekur… e kështu më rradhë.. Pyetja që do ti shtrohej Ramës në këtë rast do të ishte: Përse nuk ndoqe strategji kundër COVID-19 të njëjtë me atë të Katarit, Ganës, Palestinës, apo Omanit që numri i vdekjeve në Shqipëri të ishte 5 deri 8 herë më i ulët se c’është aktualisht? Përse nuk mburret Rama duke u krahasuar me këto vënde?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?