109-Vjetori i Pavarësisë
Shqipëria feston sot 109-vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin dhe shpalli Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.
28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.
Në festimet e sotme në Vlorë dhe në Tiranë apo në qytete të tjera të vendit pritet që të kenë shqiptarë nga Kosova dhe trevat e tjera.
Ky është viti i tretë radhazi që vendi nuk e feston me të gjitha aktivitetet që meriton këtë ditë. Kjo për shkak të pandemisë dhe masave anti-covid në këto 2 vitet e fundit, dhe në vitin 2019 për shkak të tërmetit të 26 nëntorit që mori jetën e 51 qytetarëve.