109-vjetori i Pavarësisë. Rama, Meta dhe Nikolla bëhen bashkë në Vlorë (VIDEO)

Në Vlorë kanë nisur festimet për 109-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, edhe pse nën masat anti-covid.

Ngritja e Flamurit është bërë në sheshin me të njëjtin emër në Vlorë. Në ceremoni u bënë bashkë Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama.

Në ceremoninë e organizuar ka patur edhe një incident të vogël mes Ramës dhe kryebashkiakut Leli. Rama ka kaluar pranë tij dhe nuk e ka përshëndetur, duke e anashkaluar Lelin.

Shqipëria sot feston 109-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamuri.

SHKARKO APP