11-13 qershor, ministri Balla: Shqipëria pret drejtuesit më të lartë të policisë europiane

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se Shqipëria është përzgjedhur këtë vit si vendi organizator i Konferencës Rajonale Europiane të Interpol.

Balla njofton se ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të mirëpresin më 11-13 qershor të këtij viti, drejtuesit më të lartë të policisë nga e gjithë Europa dhe vende të tjera për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit.

Vendimi për të zhvilluar këtë konferencë në vendin tonë vjen si vlerësim i performancës së lartë të policisë shqiptare dhe bashkëpunimit të ngushtë të kësaj të fundit me INTERPOL, ndërveprim i cili u konkretizua me ekstradimet e sotme të dy shqiptarëve nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, si dh me kapjen nga policia spanjolle e Lutfi Xekës, i cili ishte i dënuar me 4 vite burg nga drejtësia shqiptare për kultivim kanabisi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?