11 Maji, Kadilli për humbjen e PD-së: Demokratët të zgjedhin, do ti shërbejnë Shqipërisë apo Saliut
Fatbardh Kadilli thotë se Sali Berisha nuk do të largohet nga drejtimi i partisë, edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Për të Berisha e ka synuar gjithmonë që të jetë lideri i opozitës dhe kjo ishte edhe arsyeja që mori pjesë në zgjedhje, ndonëse sipas tij, ishte i vetëdijshëm se nuk do të fitonte.
”Berisha nuk ka ndërmend të iki nga ajo parti. Berisha e ka qëllimin që të jetë lider i opozitës, për këtë hyri edhe në zgjedhje sepse e dinte shumë mirë që nuk fitonte. Dhe ata që rrinin afër tij donin vetëm që të bëheshin deputet. Unë kërkesën e kam për demokratët do vazhdojnë që ti shërbejnë shqiptarëve apo Berishës. nëse partia është për interesat e atyre që janë në parti dhe forume ajo parti sëhstë më për interesat e shqiptarëve”, tha ai në ”Report TV”.
Po ashtu një mesazh e ka edhe për deputetët e Partisë Demokratike. ”Përcaktohuni politikan ku jeni, kush është qëllimi juaj, nëse është një mandat deputeti e keni bërë veten burokrat politikë nëse është ndryshimi i vendit përcaktohuni për ndryshimin e vendit. Çfarë duhet që të binden më që kjo është e shkuar dhe jo e ardhmja me Sali Berishën. Pastaj janë këta të tjerët, disa individë që janë bërë kryetar dhe më pas kanë bërë parti, po nuk është kjo partia. Partia duhet që të jetë një lëvizje që krijon premisa dhe ide dhe më pas ajo bëhet parti. PD nuk u bë nga Berisha, e krijuan studentë dhe qytetarë të Tiranës”.
KOHA JONË SONDAZH

