11 Maji, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën nga opozita për 3 qarqe
Kolegji Zgjedhor Gjyqësor vendosi rrëzimin e kërkesë-padisë së koalicionit “Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarqet Dibër, Shkodër dhe Berat.
Kjo duke konfirmuar kështu vendimet e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Për qarkun Vlorë, Kolegji ka vendosur shtyrjen e seancës gjyqësore dhe zhvillimin e saj më 26 qershor. Kjo kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paraqitjen e gjithë dokumentacionit dhe provave lidhur me padinë.
Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim.
KOHA JONË SONDAZH

