11 milionë euro, Gjermania: Për mirëmbajtjen e institucioneve arsimore

11 milionë euro do të japë Gjermania për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit. Mjetet financiare do të vihen në dispozicion nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Ato do t’i shërbejnë rindërtimit dhe mirëmbajtjes së shkollave, kopshteve dhe institucioneve arsimore, bëri të ditur Ministri i Jashtëm Federal, Heiko Maas.

”Tërmeti i rëndë i nëntorit që goditi Shqipërinë, mori 51 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme serioze. Gjermania ofroi menjëherë ndihmën e saj nëpërmjet ekspertëve të Agjencisë të Asistencës Teknike. Tani bëhet fjalë për rindërtimin. Qytetarët në zonat e prekura kanë nevojë për banesa, shkolla dhe kopshte. Gjermania vë në dispozicion për këtë 11 milionë euro. Është një dëshmi e fortë e solidaritetit të BE-së me Shqipërinë fakti që Komisioni Evropian po koordinon asistencën ndërkombëtare të emergjencës dhe ka thirrur për këtë qëllim konferencën e sotme të donatorëve”.

SHKARKO APP