11 pikat e dakordësuara në Ohër, BE kushtëzon financimet. Kurti-Vuçiç 5 muaj kohë të zbatojnë planin
Bashkimi Evropian publikoi pikat e marrëveshjes së dakordësuar, por pa firma të arritur në Ohër të shtunën, ndërmjet Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuҫiç.
Në aneksin që përmban 11 pika përcaktohet se Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes, për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.
Palët në Ohër ranë dakord dhe janë të qartë se Marrëveshja dhe Aneksi i zbatimit bëhen pjesë integrale e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE.
Bashkimi Europian do të organizojë një konferencë donatorësh brenda 150 ditësh, për të krijuar një paketë investimesh dhe ndihme financiare për Kosovën dhe Serbinë.