11 shtetas të tjerë të huaj marrin nënshtetësi shqiptare, Veliaj: Shenjë që qyteti po rritet

11 shtetas të tjerë të huaj nga Egjipti, Turqia, Italia dhe Kosova morën sot nënshtetësinë shqiptare. Në ceremoninë e betimit që u zhvillua në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se për të është kënaqësi që shtetas të rinj i shtohen Shqipërisë, por sidomos Tiranës.

Është një shenjë e një qytetit që po rritet dhe zakonisht unë vij këtu në tarracë ose për celebrime, për dasmat e martesat e reja, pra të familjeve të reja që krijohen ose zakonisht vij këtu për të bërë betimin e shtetasve të rinj shqiptarë që i bashkohen Republikës sonë dhe misionit për të kontribuar në një shtet të përbashkët dhe në një mision të përbashkët për më shumë progres e zhvillim për Shqipërinë”, nënvizoi ai.

Në fund Veliaj uroi shtetasit e rinj shqiptarë që tani e tutje do kontribuojnë në zhvillimin e vendit.
Me betimin e sotëm ju uroj një fillim të ri si shtetas shqiptarë dhe si njerëz që gjithashtu jeni pjesë jo vetëm e një pasaporte por pjesë e një kombësie e një steme, një misioni, pjesë e një lëvizje për ta bërë Shqipërinë një vend akoma më të zhvilluar”, përfundoi Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Bashkisë lexoi formulën e betimit për 11 shtetasit që kanë fituar shtetësinë shqiptare, të cilët më pas nënshkruan edhe aktin e betimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?