11 viktima dhe ulje e rasteve të reja në 24 orë nga Covid-19
Betejën me Covid-19, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 11 pacientë të shtruar në spitalet Covid. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
”Një qytetar 51 vjeç nga Kruja, një qytetar 67 vjeç nga Vlora, një qytetar 69 vjeç nga Tirana, dy qytetarë nga 70 vjeç nga Pogradeci dhe Lushnja, një qytetar 73 vjeç nga Gramshi, dy qytetarë nga 74 vjeç nga Kavaja dhe Berati, dy qytetarë 78 vjeç nga Durrësi dhe Korça, një qytetar 79 vjeç nga Fieri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.
Nga 1961 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 230 qytetarë. ”124 në Tiranë, 25 në Berat, 10 në Fier, 8 në Vlorë, Sarandë, 6 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Kurbin, Durrës, Kavajë, Dimal, 3 në Krujë, Mat, Këlcyrë, 2 në Mallakastër, Delvinë, Përmet, Kolonjë, Gramsh, 1 në Kukës, Has, Lezhë, Dibër, Bulqizë, Roskovec, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar”.
Janë 8,012 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 266 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,377 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (08 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 230
Të shëruar në 24 orë 266
Të shtruar në spitale 176
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 1961
Testime totale 1,330,611
Raste pozitive 189,355
Raste të shëruara 178,377
Raste Aktive 8012
Humbje jete 2,966
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4,257
Fier 817
Shkodër 467
Durrës 430
Vlorë 446
Gjirokastër 371
Elbasan 343
Berat 306
Korçë 219
Lezhë 172
Kukës 99
Dibër 85