110 vite Pavarësi/ Të dielën mblidhen dy Kuvendet, mbajnë fjalën Rama dhe Kurti
Politikë E Premte, 25 Nëntor 2022 17:43
110 vjetori i pavarësisë, do të bëjë bashkë për herë të parë dy Parlamentet, atë të Shqipërisë dhe të Kosovës, që këtë të dielë do të zhvillojnë një seancë të përbashkët.
Ligjvënësit e të dy shteteve do të mblidhen në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë.
Në Kuvend do të përshëndesin me fjalën e tyre dhe kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti, ministra dhe kryetarët e grupeve parlamentare.