110-vjetori i Pavarësisë, sot për herë të parë deputetët e Kosovës dhe të Shqipërisë bëhen bashkë në Kuvend

Kjo ditë e dielë do të jetë një ditë historike, pasi për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve.

Mbledhja do të nisë në orën 10:00, në sallën e seancave plenare ne Tiranë. Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?