110-vjetori i Pavarësisë, Taulant Balla shkon në Hagë dhe takon liderët e UÇK-së

Herët në mëngjesin e kësaj të marte, kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i shoqëruar nga deputeti Arben Pëllumbi, u panë në ambientet e Dhomave Speciale të Gjykatës së Hagës, ku mbahen prej muajsh tashmë drejtuesit kryesorë të luftës së UÇK.

Vizita e Ballës në Hagë vjen për të uruar liderët kosovarë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Disa javë më parë, ish-drejtuesit e UÇK u vizituan nga ish-presidentët e Shqipërisë në një takim të organizuar nga Behgjet Pacolli. Veshja e Ballës është kuqezi, pasi veshjen e zezë e ka shoqëruar me çorapet e kuqe.

SHKARKO APP