116 vota pro, Kuvendi Amnistinë Penale
Pas një beteje 5 mujore sonte në Kuvendin e Shqipërisë u votua me 116 vota pro, projektligji për Amnistinë Penale. Projektligji i amnistisë penale u bë mollë sherri në Kuvend mes Partisë Demokratike zyrtare, Rithemelimit dhe qeverisë. Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha e quajtën draftin e dakordësuar mes Rithemelimit dhe PS-së si pazar.
Por Gazment Bardhi dhe Ulsi Manja dhanë garanci se asnjë prej subjekteve të SPAK dhe Gjykata e Posaçme nuk do përfitojë.
Në seancën e sotme Kuvendi miratoi edhe projektligjin për koncesionet e partneritetin publik privat, projektligjin për turizmin, ndërsa projektligji për konkurrencën nuk u miratua pasi mori vetëm 3 vota pro dhe 112 kundër.