Ilir Meta priti zv.kryetarin e parë të Asamblesë Kombetare te Azerbajxhanit

Në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATOs që po zhvillohet këto ditë në Tiranë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir_Meta‬ priti Zv. Kryetarin e Parë të Asamblesë Kombëtare të Azerbajxhanit Ziyafat_Asgarov‬ në një takim dypalësh.

Kryetari i Kuvendit  Meta i uroi mirëseardhjen  Asgarov dhe delegacionit parlamentar të Azerbajxhanit në Tiranë dhe vlerësoi intensifikimin gjatë viteve të fundit të bashkëpunimit politik mes dy vendeve. Në këtë kuadër, Meta u shpreh se mirëpriten shkëmbime të tjera të nivelit të lartë si dhe rritja e përfaqësimit diplomatik në të dy vendet.

aaa

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke ndarë bindjen e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, Meta dhe Asgarov nënvizuan rëndësinë e realizimit me sukses të projektit TAP, si një projekt me rëndësi strategjike për të dy vendet dhe për gjithë Evropën. Në këtë kontekst, Meta vuri në dukje se shtrirja e rrjetit të gazifikimit të Shqipërisë si dhe zgjerimi përmes IAP i korridorit transadriatik pas përfundimit të TAP, do t’i shërbejë të gjithë rajonit të Ballkanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?