Paloka: Arroganca e Ramës, mbyll çdo hapësirë dialogu
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka në një prononcim për “Koha Jonë”, delaron se se opozita gjithmonë është e gatshme për një dialog, por e quan si hipokrizi ftesën e Ramës.S ipas tij, në të njëjtën kohë që bën ftesa, Rama mbyll çdo hapësirë dialogu.
“PD-ja ka qenë gjithnjë e gatshme për t’u ulur e biseduar mbi problemet madhore në interes të vendit e të qytetarëve pa bërë kurrë llogari numrash në Parlament. Për fat të keq, gjithnjë është përballur me arrogancën prej provinciali të vetëkënaqur të Ramës, i cili edhe kur për hipokrizi bën ftesa për dialog, nxiton të kryejë akte që qartazi kërkojnë të mbyllin çdo hapësirë dialogu”,- ka thënë Paloka. Ftesa e Ramës ndaj kreut Basha, për Edi Palokën tregoi se Rama kishte mendonte që z. Basha nuk do të pranonte të ulej në tryezën e dialogut. E sipas tij, kjo lidhet me vetë faktin se Rama ka një mentalitet prej provinciali. “Që kur kontrollon diçka, kur ka numrin e votave, apo kur diçka varet prej tij, bën arrogantin”,- shton Paloka.
PD ka treguar gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe aspak siç ka vepruar Rama, pohon Paloka se: “Kur të gjithë prisnin që Rama të votonte tre ligjet që do i jepnin Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Fakti që ligjet nuk mund të kalonin pa votën e tij, e zbuloi arrogancën e tij prej burreci, që shkoi deri në absurd. PD-ja nuk mund të sillet si Rama”,- tha ai. Fakti që Reforma në Drejtësi nuk kalon pa votat e PD-së, shpjegon më tej ai, nuk e largon PD-në nga tryezat e dialogut. Kjo pasi mbështet Paloka, nuk ka të bëjë me “të fortët”, por PD sipas tij, nuk mund të lejojë sigurisht që, edhe në këto kushte Rama të vazhdojë të sillet me arrogancë. “Në rastin konkret ai nuk do realisht dialog, se realisht nuk do një Reformë në Drejtësi që t’i heqë atij kontrollin mbi Drejtësinë, për këtë arsye provokon e përdridhet gjithë kohën”,- ka deklaruar Edi Paloka.
Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

